Pozicione Të Lira Pune
Ne jemi SYNAPSE; modest por të guximshëm, të vrullshëm por të besueshëm, kërkues por të drejtë. Ne nuk zhgënjejmë! Jemi gjithnjë në kërkim të individëve që ndajnë të njëjtat vlera me ne. Momentalisht kemi të hapura pozicionet e punës si mëposhtë.
NETWORK & COMMUNICATION SALES ENGINEER
Përshkrimi i Punës
SYNAPSE, ofron zgjidhje dhe sisteme për Godina, Qendrat e të Dhënave, Infrastrukturë Industriale, dhe Infrastrukturë Telekomunikacioni.
Po kërkojmë të punësojmë një Inxhinier/e Shitjesh, i/e cili/a ka njohuri të mira teknike në rrjetat kompjuterike dhe komunikimit. Ky pozicion kërkon një kandidat/e që kombinon njohuritë teknike me aftësitë e shitjes për të hartuar dhe prezantuar projektet në fushen përkatëse.
Detyrat Kryesore
- Mbledh dhe interpreton kërkesat e klientëve për projekte që lidhen me rrjetat dhe komunikimin.
- Sugjeron produkte dhe zgjidhje që plotësojnë nevojat e klientëve.
- Harton projekte në fushën e rrjetave kompjuterike, sistemeve të telefonisë dhe sigurisë së informacionit (high level design), duke përshkruar në mënyrë të përgjithshme zgjidhjen dhe komponentet, ndërlidhjen midis komponenteve dhe funksionalitetet, për t’ju pergjigjur kërkesës së një
- Perzgjedh dhe pozicionon produktet e nevojshme për një projekt të Routing & Switching, Firewalls, WiFi, IP Telephony, dhe Video Conferencing.
- Propozon produkte dhe zgjidhje të reja, për realizimin e një projekti.
- Përgatit preventivin e produkteve që jane pjesë e zgjidhjes dhe nxjerr koston përkatese të projektit.
- Përditësohet me produktet dhe zgjidhjet e reja në fushën përkatëse.
- Bën prezantime teknike të produkteve dhe zgjidhjeve, si edhe demonstrim sesi produkti/zgjidhje plotëson nevojat e klientëve.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me partnerët/prodhuesit si edhe kujdeset për plotesimin e kërkesave të tyre për mbajtjen e partneritetit.
- Harton planin e punës për implementimin e një projekti.
- Krijon raportin e instalimit për projektet e implementuara.
- Ofron shërbime mbështetëse pas shitjes, për cdo problematikë të klienteve duke u kordinuar me stafin teknik.
Kërkesat
- Diplomë universitare në inxhinieri telekomunikacioni, elektronike apo kompjuterike.
- Minimalisht 3 vite pervojë “hands-on” në rrjeta kompjuterike dhe sisteme telefonie.
- Minimalisht i certifikuar si CCNA.
- Njohuri shumë të mira te gjuhes angleze.
Orari i punës:
- Nga e hëna në të premte: 8:30 – 17:00
- Të shtunën: 8:30 – 13:00
Aplikimet
eMail: hr@synapse.al
SERVERS & STORAGE SALES ENGINEER
Përshkrimi i Punës
SYNAPSE, ofron zgjidhje dhe sisteme për Godina, Qendrat e të Dhënave, Infrastrukturë Industriale, dhe Infrastrukturë Telekomunikacioni.
Po kërkojmë të punësojmë një Inxhinier/e Shitjesh, i/e cili/a ka njohuri të mira teknike në servera, storage, backup dhe zgjidhjet cloud. Ky pozicion kërkon një kandidat/e që kombinon njohuritë teknike me aftësitë e shitjes për të hartuar dhe prezantuar projektet në fushen përkatëse.
Detyrat Kryesore
- Mbledh dhe interpreton kërkesat e klientëve për projekte që lidhen me zgjidhjet për servera dhe storage, backup apo cloud.
- Sugjeron produkte dhe zgjidhje që plotësojnë nevojat e klientëve.
- Harton projektet në fushën e servera dhe storage (high level design), duke përshkruar në mënyrë të përgjithshme zgjidhjen dhe komponentet, ndërlidhjen midis komponenteve dhe funksionalitetet, për t’ju pergjigjur kërkesës së një klienti.
- Perzgjedh dhe pozicionon produktet e nevojshme për një projekt të caktuar.
- Propozon produkte dhe zgjidhje të reja, për realizimin e një projekti.
- Përgatit preventivin e produkteve që jane pjesë e zgjidhjes dhe nxjerr koston përkatese të projektit.
- Përditësohet me produktet dhe zgjidhjet e reja në fushën përkatëse.
- Bën prezantime teknike të produkteve dhe zgjidhjeve, si edhe demonstrim sesi produkti/zgjidhje plotëson nevojat e klientëve.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me partnerët/prodhuesit si edhe kujdeset për plotesimin e kërkesave të tyre për mbajtjen e partneritetit.
- Harton planin e punës për implementimin e një projekti.
- Krijon raportin e instalimit për projektet e implementuara.
- Ofron shërbime mbështetëse pas shitjes, për cdo problematikë të klienteve duke u kordinuar me stafin teknik.
Kërkesat
- Diplomë universitare në inxhinieri telekomunikacioni, elektronike apo kompjuterike.
- Minimalisht 3 vite pervojë “hands-on” në Servera dhe Storage, Sisteme Operative (Windows ose Linux), dhe platforma virtualizimi (Hyper-V ose VMware).
- Preferohen certifikime si MCITP Windows Server, VMware VCTA.
- Njohuri shumë të mira te gjuhes angleze.
Orari i punës:
- Nga e hëna në të premte: 8:30 – 17:00
- Të shtunën: 8:30 – 13:00
Aplikimet
eMail: hr@synapse.al
SPECIALIST MARKETINGU
Përshkrim Pune
SYNAPSE, ofron zgjidhje dhe sisteme për Godina, Qendrat e të Dhënave, Infrastrukturë Industriale, dhe Infrastrukturë Telekomunikacioni.
Po kërkojmë të punësojmë një specialist/e marketingu per të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje marketingu që promovojnë zgjidhjet që ne ofrojmë, partnerët tanë, sukseset dhe arritjet tona, me qëllim promovimin e emrit dhe forcimin e markës ne treg.
Detyrat Kryesore:
- Krijimi i përmbajtes dhe shpërndarjes në media sociale.
- Planifikim i fushatave dhe eventeve të ndryshme.
- Ndjek dhe analizon rezultatet e cdo fushate.
- Pregatit përmbajtjen marketuese të skuadrës shitjeve.
Kërkesat:
- Diplomë universitare ne marketing ose fusha të ngjashme.
- Njohuri ne elementet e marketingut tradicional dhe dixhital duke perfshire SEO/Media Sociale/WebAanalytics/Google Adwords)
- Njohuri në software të dizajnit grafik (Adobe Creative Suite)
- Minimalisht 1 vit përvojë pune në profesion.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
- Aftësi komunikimi, shkrimi dhe tregimi (story telling).
Orari i punës:
- Nga e hëna në të premte: 8:30 – 17:00
- Të shtunën: 8:30 – 13:00
Aplikimet
Email: hr@synapse.al
SQL DATABASE ADMINISTRATOR
Përshkrimi i Punës
SYNAPSE, ofron zgjidhje dhe sisteme për Godina, Qendrat e të Dhënave, Infrastrukturë Industriale, dhe Infrastrukturë Telekomunikacioni.
Po kërkojmë të punësojmë një SQL Database Administrator, i/e cili/a ka njohuri të mira teknike në instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe krijimin e raporteve të ndryshme duke lexuar të dhënat nga një database dhe duke i prezantuar këto raporte në excel ose PowerBI.
Detyrat Kryesore
- Instalon, konfiguron dhe mirëmban databaza në SQL server.
- Zhvillon, modifikon dhe teston “SQL Query” të ndryshme.
- Nxjerr të dhëna (extract) nga databaza, i analizon, dhe i organizon duke krijuar raporte analitike në excel, dhe në.
- Krijon dhe modifikon raportet SQL SRS dhe PowerBI.
- Automatizon procesin e leximit të të dhënava nga databaza, dhe paraqitjen e tyre në raporte excel ose PowerBI.
- Ofron mbështetje teknike dhe zgjidhjen e problemeve që lidhen me databazat SQL.
- Dokumenton proceset teknike.
Kërkesat
- Diplomë universitare në inxhinieri kompjuterike, informatike ose informatike ekonomike.
- Minimalisht 1 vit pervojë “hands-on” me databaza.
- Preferohen certifikime si MTA: Database Fundamentals, ose MCSA
- Njohuri shumë të mira te gjuhes angleze
Orari i punës:
- Nga e hëna në të premte: 8:30 – 17:00
- Të shtunën: 8:30 – 13:00
Aplikimet
eMail: hr@synapse.al