System Engineer – Physical Security

Synapse ATS Sh.p.k, po kerkon te punesoj nje inxhiner sistemesh per sigurine fizike – sistemet CCTV, Access Control, dhe Dedektim Zjarri.


Pershkrimi i Punes

Ky pozicion pune kerkon nje person me njohuri mbi sistemet e sigurise fizike, duke perfshire sistemet CCTV, kontrollit te aksesit, dedektim/shuarje zjarri, dhe sistemet alarmit. SE eshte pergjegjes per projektimin e zgjidhjeve mbi keto teknologji, pergatitjen e listes se sherbimeve dhe produkteve, implementimin ne bashkpunimin me pjesen tjeter te stafit, si edhe dokumentimin e zgjidhjes.

Qellimi i Punes

Te projektoje dhe koordinoje implementimin e sistemeve te sigurise fizike, qe perfshijne CCTV, Kontroll Aksesi, Dedektim/Shuarje Zjarri dhe Anti-Intrusion.

Detyrat

  • Te hartoje dhe zbatoje projektet e sistemeve te sigurise CCTV, Access Control, Dedektim & Shuarje Zjarri, si edhe Sistemeve te Alarmit, bazuar ne kerkesat e klientit, rregulloret kombetare, dhe stanarded e industries.
  • Pergatit listen e produkteve dhe sherbimeve qe nevojiten per nje projekt te caktuar.
  • Te veproje si koordinator teknik midis skuadrave te implementimit.
  • Dokumenton zgjidhjen teknike te implementuar, si edhe pergatit raportin e instalimit.
  • Trajnon stafin teknik te klientit, mbi zgjidhjen e implementuar.
  • Jep mbeshtetje teknike, ne rast problemesh, per sistemet e implementuara.

Njohurite

  • Diplome universitare BS/MA ne Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike, Informatike, Mekatronike, apo Elektrik.
  • Njohuri mbi sistemet CCTV.
  • Njohuri mbi sistemet e Kontrollit te Aksesit.
  • Njohuri mbi sistemet e Dedektim/Shuarje Zjarri.
  • Certifikimet perbejne avantazh.
  • Pervoje e meparsheme minimalisht 3 vjet.

Orari i Punes             8:30 – 17:00

Aplikimi                      info@synapse.al